Hamdi Salihi, pak ditë më parë me një letër falënderimi deklaroi edhe tërheqjen nga futbolli i luajtur. Bomberi shkodran që ka një kontribut të çmuar në ekipin e Vllaznisë, aty ku debutoi që në moshën 18-vjeçare, e më pas shkëlqeu te Tirana për dy sezone, për të luajtur më pas jashtë shtetit në një karrierë të gjatë në Evropë e deri në Kinë.
Më pas një rikthim te Skënderbeu, ndërsa karrierën do ta mbyll në Austri. Klubi i Tiranës në faqen zyrtare në “Facebook” i shpreh mirënjohje për kontributin e tij shkodranit i cili do të var “këpucët në gozhdë”. Në një postim pak minuta më parë, Tirana i shpreh mirënjohje Hamdi Salihit që në moshën 35-vjeçare heq dorë nga futbolli i luajtur.
Ditën e sotme do të jetë edhe ndeshja e tij e fundit, ku Viener Nojshtad luan me Waker Insbruk në orën 14:30.