Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Salla në Dibër: Dyfishim fondesh për bujqësinë dhe mbështetje për fermerët me teknologji dhe grante

12:20 / April 25, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1913
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, zhvilloi një takim me fermerët në Dibër, në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”, ku prezantoi masat e reja për rritjen e investimeve në bujqësi, modernizimin e sektorit dhe arritjen e standardeve të kërkuara për tregun e Bashkimit Evropian.

Gjatë bashkëbisedimit me fermerët, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, ministri Salla theksoi se në qarkun e Dibrës është duke u zbatuar modeli i bashkimit të fermerëve përmes strukturave të përbashkëta të bashkëpunimit bujqësor (SHBB), veçanërisht në sektorin e fruta-perimeve.

Ai bëri të ditur se ky projekt mbështetet nga Ministria e Bujqësisë dhe nga Banka Botërore, ndërsa tashmë janë lidhur kontrata me subjekte që grumbullojnë dhe tregtojnë prodhimet përmes këtyre strukturave.

Salla u ndal edhe te përdorimi i teknologjisë në bujqësi, duke theksuar se në Dibër po zbatohet një model pilot me sensorë inteligjentë që monitorojnë sipërfaqet bujqësore në kohë reale.

Sipas tij, këta sensorë japin informacion për vaditjen, spërkatjen, plehërimin dhe kushtet atmosferike, ndërsa synohet që deri në muajin korrik ky sistem të shtrihet në të gjithë territorin e vendit, duke u ofruar fermerëve akses në të dhëna përmes telefonit ose aplikacioneve digjitale.

Ministri prezantoi gjithashtu risitë e skemës kombëtare të mbështetjes për bujqësinë, duke bërë të ditur se buxheti i saj është dyfishuar dhe përfshin mbështetje për një gamë të gjerë sektorësh.

Ai përmendi subvencionet për kultivimin e ullirit dhe qershisë, si dhe mbështetjen për pajisje të ndryshme që lidhen me procesin e prodhimit dhe përpunimit, duke përfshirë rrjetat, pajisjet e vjeljes dhe mjetet e ruajtjes.

Në sektorin e bletarisë, Salla tha se subvencioni për koshere është dyfishuar nga 10 mijë lekë në 20 mijë lekë, ndërsa mbështetja përfshin edhe pajisje si centrifuga për përpunimin e mjaltit, tanket e ruajtjes dhe materialet e ambalazhimit, me synimin për të garantuar sigurinë ushqimore dhe rritjen e cilësisë së prodhimit.

Ministri theksoi se mbështetja është zgjeruar edhe për blegtorinë, duke ulur pragun minimal të përfitimit nga 100 në 50 krerë, si dhe duke rritur subvencionet për bagëtitë.

Ai informoi gjithashtu për mbështetjen për ndërtimin e staneve deri në 30 mijë euro, të pajisura me sisteme sigurie, panele diellore dhe kontejnerë të lëvizshëm për ruajtjen e produkteve dhe sigurimin e kushteve optimale për kafshët.

Një tjetër masë e rëndësishme, sipas Sallës, është granti deri në 10 mijë euro për të rinjtë që duan të investojnë në bujqësi, me qëllim nxitjen e sipërmarrjes së re në zonat rurale.

Ai bëri të ditur se gjatë vitit të kaluar janë mbështetur rreth 440 aplikime në sektorë të ndryshëm, përfshirë mekanizimin bujqësor dhe agroturizmin, ndërsa këtë vit fondi i përgjithshëm arrin në 52 milionë euro.

Salla theksoi gjithashtu rëndësinë e formalizimit të shitjeve përmes faturimit, duke nënvizuar se fermerët do të përfitojnë kompensim financiar në bazë të sipërfaqes së punuar dhe të produkteve të tregtuara, proces që ka nisur nga 1 janari dhe do të vijojë deri më 31 dhjetor.

Ministri theksoi se ngritja e mëtejshme e strukturave të përbashkëta të fermerëve dhe modernizimi i prodhimit do të ndihmojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara nga tregu i Bashkimit Evropian.

dyfishim Fondesh Ministri i Bujqësisë salla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.