Ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, gjatë një udhëtimi me avion e ka zënë gjumi dhe ka hasur në një situatë të pakëndshme.
Pasagjerja ngjitur me të, një adoleshente, e ka fotografuar teksa ka ngritur edhe gishtin e mesit në drejtim të tij dhe më pas e ka hedhur foton në rrjete sociale ku ka etiketuar edhe ish-ministrin e Brendshëm italian.
Pasi është bërë virale në internet më pas kreu i Legia Nord, Matteo Salvini e ka postuar foton duke shkruar me ironi se është bukur të udhëtosh në shoqërinë e adoleshentëve të edukuar.
“Sa bukur të udhëtosh në shoqërinë adoleshentëve të edukuar. Dhe, mbase, pas kësaj ata do të dalin në shesh, për të luftuar urrejtjen dhe dhunën”, ka shkruar Salvini.