Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka mbërritur në Rinas këtë mbrëmje, për samitin që pritet të mbahet nesër në Tiranë. Në Tiranë kanë mbërritur edhe kryeministri hungarez, Viktor Orbán dhe Komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Gjithashtu në Tiranë kanë mbërritur Presidenti i Qipros, Presidenti i Bullgarisë, Presidenti i radhës i Bosnje Hercegovinës, Presidentja e Kosovës, Presidenti I BERZH, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Kryeministri i Portugalisë dhe Kryeministri i Irlandës.
Tirana nesër do të kthehet në kryeqytetin e Evropës, duke mirëpritur 44 delegacione. Shtatë janë çështjet më thelbësore që do të diskutohen në samit, ku sikurse në samitet e shkuara të BE-së, kryefjalë mbetet konflikti në Ukrainë.
Udhëheqësit e BE-së në Tiranë do të diskutojnë edhe për pasojat negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor, sulmet kibernetike përfshi shqetësimin për shtimin e emigracionit të paligjshëm drejt vende të BE.
Gjithashtu edhe për pasojat e agresionit rus në Ukrainë; Intensifikimi politik dhe politikat e zgjerimit; shtimi i ndërtimit të sigurisë nga influencat e huaja; Sfidat e emigracionit, lufta ndaj terrorizmit dhe krimit të organizuar; Shtimi i bashkëpunimit në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike; Efektet negative të krizës energjetike në Ballkanin Perëndimor; Heqja e Roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor.