Propozimi franko-gjerman iu është dërguar dje Serbisë dhe Kosovës. Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian, Joseph Borrell, gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, por pa dhënë detaje mbi përmbajtjen. Ai u bëri apel palëve që të angazhohen seriozisht në këtë propozim, pasi ky sipas tij është momenti i një mundësie të madhe.
“Dialogu Prishtinë-Beograd. Ky është një moment i rëndësishëm në lidhje me negociatat Serbi- Kosovë. Marrëveshja për targat ka përfunduar. Palët të angazhohen mirëfilli në dialog me propozimin e hedhur në tryezë me mbështetjen e Gjermanisë e Francës.
Teksti i fundit u është dërguar dje dhe janë ata që duhet të nisin diskutimet serioze sepse është një moment ku ka mundësi të madhe. Nuk e ndaj dot përmbajtjen e dokumentit. Është koha për të punuar me shpejtësi”, tha Borrell, teksa u shpreh optimist për një fund të suksesshëm të këtij dialogu.