Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Samitin e BE-së që mbahet sot dhe nesër në Bruksel, dhe përmes një postimi në Twitter, thekson se çështja e Bullgarisë është një turp për Europën.
“Është një ditë e re në Evropë, por jo në Bullgari! Sa turp për Evropën kjo çështje bullgare! Në mes të një lufte shumë të nxehtë në oborrin e pasmë të Evropës, një vend i NATO-s rrëmben dy vende të tjera të NATO-s nën mbikëqyrjen e 26 vendeve të BE-së që qëndrojnë të qetë në një shfaqje të frikshme impotence”,-tha Rama.
Po ashtu për gazetarët, kreu i qeverisë u shpreh edhe se “Pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por ndërkohë sigurisht nëse do të zgjidhet, do të jetë një motiv për të marrë frymë e për tu lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s, në kulmin e një lufte të nxehtë. Vendet e tjera vëzhgojnë”.