Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Samiti i Berlinit, mediat gjermane: Ja çfarë kërkon Hashim Thaçi

17:08 / April 28, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thaci vucic 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për agjencinë e lajmeve gjermane (DPA) në prag të takimit  të përfaqësuesve të shteteve të Ballkanit Perëndimor me kancelaren Angela Merkel si dhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Ai theksoi për median gjermane se nesër do t’i kërkohet Serbisë që të njohë pavarësinë e vendit pa asnjë kusht shtesë. “Serbia duhet të njohë shtetin e Kosovës, pa asnjë kusht”, ka shtuar ai.

Sipas DPA-së, Presidenti i Kosovës do të kërkojë nga Merkel dhe Macron, që t’ia bëjnë të qartë Aleksandër Vuçiçit këtë fakt dhe ta detyrojnë atë të ndërmarrë hapa konkretë për njohjen e pavarësisë. Agjencia Gjermane e Lajmeve pohon se në këtë samit pritet të marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor, ku synohet që të ketë një dinamikë të re në dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti Thaçi, sipas kësaj agjencie, thotë se është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Serbinë, por pa kushte. “Dialogu nuk duhet të kushtëzohet”, ka thënë ai, duke iu referuar kushtëzimeve të Beogradit.

Samiti i Berlinit po përcillet me interes të lartë nga të gjithë aktorët politikë. Në këtë takim do të shtrohen në tavolinë çështje të ndjeshme, kryesisht të atyre mes Serbisë dhe Kosovës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna në Francë, gjobë deri në 10 mijë euro/ Senati miraton projektligjin kundër vandalizmit

11:27 / October 28, 2026

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima

10:38 / October 28, 2026

Rruga drejt marrëveshjes? Trump: Takimi mes Putin dhe Zelenskyt do të mbahet shumë shpejt

09:22 / October 28, 2026

Netanyahu: Izraeli duhet të formojë një qeveri të fortë kombëtare të krahut të djathtë

09:18 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.