Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Samiti i Brdo-Brijunit, Begaj: T’i mbajmë të rinjtë në vend

14:21 / October 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1759752797xluhypng 298
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj, gjatë Samitit të Brdo-Brijunit që po mbahet në Golem të Kavajës, theksoi nevojën urgjente për bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për të përballuar sfidat e sigurisë dhe për të krijuar kushte që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend.

“Rajoni ynë përballet me sfida të sigurisë që kërkojnë rritje të bashkëpunimit dhe koordinim më të ngushtë mes nesh. Shqipëria mbështet dialogun rajonal si element thelbësor për paqen dhe stabilitetin”, u shpreh ai. Begaj theksoi gjithashtu rëndësinë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili ofron mundësi konkrete për zhvillim ekonomik përmes aksesit në instrumente financiare, lehtësira tregtare dhe programe të përbashkëta zhvillimi.

“Duhet të krijojmë kushte që të rinjtë të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. Kjo është jo vetëm një domosdoshmëri sociale, por edhe strategjike për të ardhmen e rajonit”, tha ai. Presidenti vlerësoi takimin e drejtorëve të agjencive kombëtare të punësimit si një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel rajonal. Begaj po ashtu ritheksoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka bërë përparim të qëndrueshëm në këtë drejtim.

“Brenda një periudhe të shkurtër kemi hapur 5 nga 6 grupkapitujt negociues me BE-në. Kjo është një njohje konkrete e reformave tona në drejtim të forcimit të institucioneve demokratike, pavarësisë së gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit dhe harmonizimit të politikave ekonomike me ato të Bashkimit Evropian”, deklaroi Presidenti.

Ai shtoi se Shqipëria synon të përmbyllë negociatat teknike deri në vitin 2027 dhe të bëhet anëtare me të drejta të plota e BE-së deri në vitin 2030. “Integrimi në BE nuk është thjesht një objektiv politik, por një mision kombëtar. Ai pasqyron aspiratat e qytetarëve tanë dhe vlerat tona demokratike”, përfundoi Begaj.

BE begaj europa rinia Samiti Brdo-Brijunit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.