Këtë të enjte në Tiranë po mbahet dita e dytë e Samitit III të Diasporës. Të pranishëm janë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora.
Presidenti Bajram Begaj ka përshëndetur të gjithë shqiptarët që kanë ardhur nga ane e mbanë botës dhe shprehet se secili prej tyre kanë dhënë një kontribut të madh për Shqipërinë. Sipas tij shumë shqiptarë janë shndërruar në histori suksesi dhe se vendi ynë ka përfituar nga ta.
“Përshëndetje dhe mirë se keni ardhur në shtëpinë tuaj! Të nderuar dhe të dashur bashkatdhetar është kënaqësi që jemi mbledhur nga e gjithë bota për të bashkëbiseduar për të ardhmen e Shqipërisë sonë. Është e vogël por ka një shtrirjeje globale, falë jush. Sot qindra mijëra shqiptarë janë shndërruar në histori suksesi. Secili ka dhënë një kontribut për Shqipërinë.
Historia na mëson se vendi ynë ka përfituar nga bijtë e saj jashtë, kushtet kanë ndryshuar rrënjësit por kemi shumë për të bërë. Shumica prej jush kanë mërguar nga trojet tona, por Shqipëria mban peshën apo privilegjin e emocioneve nostalgjisë e shumë mall. Ju ftoj të kontribuoni me ide, sipërmarrje për konsolidimin ekonomisë, etj. Të nderuar miq vendin tonë e bën të veçantë marrëdhënia miqësore që dimë të krijojmë tradita kulinare dhe sofra e bukur që shtrojmë. Gjuha shqipe i jep jetë neve brenda dhe atyre jashtë vendit”, u shpreh Begaj.