Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Samiti i Diasporës, Tabaku: Jo propagandë, por vullnet politik që të rregullohet çështja e votës dhe arsimi

11:29 / November 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
jorida tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të enjte në Tiranë, po mbahet dita e dytë e Samitit III të Diasporës. Të pranishëm janë përfaqësues të lartë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe mbi 2 mijë bashkatdhetarë nga diaspora. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se diaspora nuk ka nevojë për propagandë, por për vullnet politik që të rregullojë çështjen e votës dhe arsimin. Tabaku tha se Diaspora nuk ka pse të jetë as e majtë as e djathtë, pasi ajo është shqiptare.

“Fatkeqësisht Shqipëria ka Diasporën e tretë më të madhe në botë. Shqiptarët vazhdojnë largohen edhe sot më shumë se vendet e rajonit. Largohen prej korrupsionit, mungesës së meritokracisë, prej sistemit, prej cilësisë së jetës dhe për shumë faktorë të tjerë të cilët i kemi diskutuar, i kemi shprehur vazhdimisht.

Ndërkohë që në Tiranë mblidhet forumi i diasporës, unë shpresoj që ky të jetë gjithëpërfshirës, megjithëse nuk duket kështu. Diaspora nuk ka pse të jetë as e majtë as e djathtë, diaspora është shqiptare. Duhet patjetër e gjitha të jetë e përfaqësuar për të ngritur shqetësimet e saj për tre elementë kryesorë:

E para, dështimi i politikës për dhënien e mundësisë së tyre për të votuar; të një të drejte kushtetuese që ja ofron ligji, por që ja refuzon politika. Së dyti, gjuha shqipe, arsimi ku ato ndodhen. Së treti mundësitë, qofshin ato ekonomike, qofshin ato në biznes, në sipërmarrje, në punësim prej mungesës së meritokracisë që ka sot sistemi shqiptar.

Çdo gjë tjetër është pastaj, politikë, retorikë, propagandë. Sepse për 10 vite shumë gjëra mund të ishin bërë për diasporën, të cilat nuk janë bërë. Ato jetojnë dhe punojnë më mendjen dhe zemrën këtu në Shqipëri!”, tha Tabaku.

jorida tabaku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.