Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka publikuar një foto me liderët nga Ballkani Perëndimor pjesë e Samitit të Procesit të Berlinit, ku shkruan edhe se është e lumtur t’i shohë bashkë në Berlin.
“Më vjen mirë të shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës sime në rajon. Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik.
Duke filluar me energjinë. Paketa jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike”,-shkruan Von der Leyen në postimin e saj.