Tirana është kryeqendër e politikës ballkanike me samitin dy ditor që do të mbahet në vendin tonë, ku sot është për Ukrainën. Kreu i qeverisë Edi Rama e konsideroi Zelenskyn, si liderin e rezistencës heroike ukrainase, ndërsa tha se takimi do të jetë një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus.
Presidenti i Ukrainës Voldymyr Zelensky, i cili ndodhet për herë të parë në Tiranë, në samitin që po mbahet për Ukrainën, ka konsideruar kryeministrin Rama si mik të palëkundur të Ukrainës. Zelenksy thotë se në bisedimet dy palëshe, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë.
Lexo edhe :
Related Posts
”Sot punoj në Tiranë. Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore. Në bisedimet tona dypalëshe me Kryeministrin dhe ekipin e tij, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë. Ne do të diskutojmë rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, i cili tashmë po mbahet për herë të dytë. Unë do të propozoj mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër. Do të zhvilloj edhe bisedime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit”,-shkruan Zelensky.