Në nder të vizitës së presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky në Tiranë, Posta Shqiptare ka nxjerrë edhe pullën postare kushtuar Ukrainës. Në pulla paraqiten dy vajza Ukrainase, nën dixhiturën: Ukraina, bukuri e pathyer për më shumë se 1500 vite. Të ardhurat nga shitja e pullave postare do të shkojnë për mbledhjen e fondeve me qëllim sigurimin e pajisjeve të demontimit.


