Samuel Nikaj do të jetë trajneri i matjanëve për sezonin futbollistik 2025-2026. I kontaktuar disa ditë më parë nga drejtori teknik Klevis Gjoka dhe administratori Marjan Lleshaj tekniku pranoi të transferohet nga ekipi i Prizrenit për të drejtuar skuadrën matjane.
Në prononcimin e tij të parë ai falenderon tifozët dhe drejtuesit e klubit që i besuan këtë projekt. Trajneri premton se ekipi do të mbahet në nivele të larta.
“Nga sot fillon puna për një tjetër mision të vështirë, që të mbajmë Burrelin përsëri në nivele të larta, pas sezonit fantastik që zhvilluan. Falenderoj pafundësisht drejtuesit të cilët me besuan këtë projekt, dhe me ndihmën e Zotit nuk do t’i zhgënjej ato, dhe as tifozët e zjarrtë që janë të mrekullueshëm…”
Në mjediset e stadiumit “Liri Ballabani” sot u bë prezantimi i trajnerit Nikaj dhe nisën zyrtarisht përgatitjet për sezonin e ri.
