Pas vendimeve të FIFA-s dhe UEFA-s të cilat përjashtuan Rusinë dhe klubet ruse nga çdo kompeticion ndërkombëtar futbollistik, përfshirë këtu edhe Botërorin e Katarit 2022, ka reaguar tranjeri i Rusisë, Valeri Karpin i cili tha se nëse deri më sot kishim një ëndërr, tani e humbëm.
“Është e kotë të themi që jemi të gjithë të zhgënjyer. Sigurisht që prisnin të fitonim ndeshjet e playoff, do të ishim të vendosur në fushë. Është një mëkat për lojtarët të cilët ëndërronin të ishin në Botëror, tani i kanë humbur të gjithë shpresat. Shpresojë që sanksionet e FIFA-s dhe UEFA-s mund të hiqen së shpejti dhe që futbollistët Rus të rikthehen në skenën ndërkombëtare”, u shpreh Valeri Karpin.






