Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Sara Hoxha i ka disa ankesa për jurinë e “DWTS”, blogerja zbulon edhe ‘urdhrin’ që i dha Ledri për spektaklin

23:49 / October 18, 20222 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
sara
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Sara Hoxhën, që deri më tani të gjithë e njihnim si partneren e reperit Ledri Vula, do ta mbajmë mend gjithashtu edhe si konkurrenten e “Dancing With the Stars”. Sara është një prej konkurrenteve të kësaj gare që ka surprizuar jurinë dhe publikun. Ajo ka treguar se ka talent në kërcim dhe natën e parë i habiti të gjithë me performancën e saj.

Por me sa duket Sara ka disa ‘ankesa’ për jurinë e spektaklit të kërcimit, të paktën kështu ka lënë të kuptohet.

Gjatë një bisede virtuale në Instagram, një ndjekës i shkruan Sarës: “Ti këmbët po i lodh dhe po kërcen super bukur, po ajo juria s’po sheh gjë më duket.” Ndërsa blogerja i është përgjigjur duke shkruar: “Po pra hë”, shoqëruar me një emoji.

sara

Një tjetër pyetje që iu drejtuar Sarës në lidhje me “Dancing With the Stars” është edhe mendimi i partnerit të saj, reperit Ledri Vula.

E pyetur se çfarë i ka thënë Ledri, Sara zbuloi edhe kushtin që ai i kishte vënë.

sara1

“(Më ka thënë) Mos hajde në shtëpi pa kupë” dhe s’ka faj se ai i ka rreshtuar të vetat”– shkruan Sara.

Duket tepër e zhdërvjellët në skenë sikur të kishte kohë që praktikonte kërcimin, mirëpo për të arritur këtë rezultat i është dashur tepër punë konkurrentes. Vetë Sara ka treguar më herët në një postim në InstaStory sakrificat që i duhet të bëjë gjatë pjesëmarrjes në spektaklin e kërcimit.

sara2

Këmbët e saj janë bërë “copë”, siç e tregon më së miri kjo foto:

“Dikush të më ndihmojë”- shkroi Sara krahas postimit.

Megjithëse nata e parë rezultoi një sukses për të, Sara tregoi se nuk kishte dashur që partneri i saj Ledri të ishte prezent në publikun në studio. Kjo pasi kishte patur tepër emocione dhe nuk donte akoma më shumë të tilla, duke patur edhe Ledrin në publik.

DWS Ledri Vula Sara Hoxha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Akuzohen për drogë në Australi, reagojnë Elvis dhe Belina Pupa: Ndodhem prej më shumë se një muaji në Tiranë, jeta vazhdon normalisht

12:46 / May 24, 2025

12 shenjat e horoskopit për këtë të shtunë, 24 Maj 2025. Ja çfarë ju pret

08:01 / May 24, 2025

“Do e bëj një beb!” Rovena Dilo “u plotëson” dëshirën fëmijëve

22:44 / May 23, 2025

Zbulohet fëmija sekret i Freddie Mercury, lindi pas aventurës me gruan e…

22:27 / May 23, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.