Prej pak ditësh Sara Hoxha ka nisur pushimet në një vend ekzotik së bashku me bashkëshortin e saj, Ledion Liço dhe të voglin, London. Ajo ka publikuar fotografi të shumta nga vendi ku po pushon dhe ka treguar se po e shijon shumë kohën e kaluar me familjen e saj. Me siguri këto pamje nga pushimet e Sarës i kanë bërë të gjithë xhelozë, madje dhe motrën e saj Lorin. Trashëgimtarja e “Top Channel” ka publikuar në ‘Instastory’ një foto të shkëputur nga biseda e saj në kamer me Sarën. Në të Lori shfaqet e shtrirë në krevat, e sapozgjuar nga gjumi, ndërkohë që motra e saj i tregon pamjet nga vendi ku po qëndron prej ditësh.
“Njëra nga ne po kalon një mëngjes të mirë dhe tjetra jam unë”, ka shkruar ajo. Pavarësisht se Lori e ka mundësinë të udhëtojë shpesh, këtyre imazheve nga pushimet e Sarës nuk u ka rezistuar dot dhe ne i japim të drejtë.


