Lajmi i fundit që vjen nga Saranda, është kallëzimi për ish-kreun e Bashkisë dhe për ish-shefin e urbanistikës. Janë dy italianë që kanë kallëzuar Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për legalizimin e një prone.
Dhjetëra kallëzime janë depozituar në Komisariatin e Sarandës në vitin 2021 ndaj zyrtarëve të administratës publike lidhur me problemet e pronave në qytet.
Po ashtu në 10 raste janë kallëzuar zyrtarë të Bashkisë Sarandë lidhur me favorizim ndërtimesh të paligjshme, prishje të padrejta ndërtimesh dhe mosveprime për goditjen e ndërtimeve të paligjshme apo lirimin e hapësirave të zaptuara.