Një 39-vjeçar nga Maroku ka rënë në prangaet e policisë pasi ka vjedhur një lodër në dyqan. Policia e Sarandës, specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 39 vjeç, banues në Marok, për veprën penale “Vjedhja”.
Siç bën me dije policia në njoftimin e saj, ky shtetas është arrestuar pasi ka vjedhur një lodër, në dyqanin e shtetasit A. K., 51 vjeç, banues në lagjen nr.2, Sarandë.