Një kompani satelitore amerikane thotë se ka identifikuar një vend varrimi masiv që përmban rreth 200 varre pranë Mariupolit, një qytet që forcat ruse janë përpjekur të marrin kontrollin prej javësh.
Kompania “Maxar” deklaroi se imazhet e tij tregonin një zgjerim të varrezave që filloi në fund të marsit.
Zyrtarët lokalë ukrainas akuzojnë rusët për varrosjen e civilëve të Mariupolit të vrarë nga trupat ruse atje. Moska ende nuk ka bërë një koment për këtë.
Trupat ruse kontrollojnë pjesën më të madhe të Mariupolit pas javësh bombardimesh dhe luftimesh, por disa forca ukrainase po qëndrojnë yë bllokuara në një fabrikë çeliku. Presidenti Putin urdhëroi për të ndalur planet për të sulmuar fabrikën Azovstal dhe në vend të kësaj u tha trupave që të mbyllin të gjitha hyrje daljet e saj.
Varri masiv i supozuar është pranë një fshati të quajtur Manhush rreth 20 km në perëndim të Mariupolit. “Maxar” tha se kishte 4 seksione rreshtash linearë rreth 85 metra të gjatë. BBC tha se nuk i ka verifikuar në mënyrë të pavarur imazhet.
Këshilli i qytetit të Mariupolit bëri më herët një deklaratë duke akuzuar rusët për varrosjen e civilëve në atë vend. Këshilli tha se rusët po hapnin llogore dhe po “përdornin kamionë për të sjellë kufomat” dhe nxori imazhe ajrore të vendit për të cilin tha se ishte “tashmë dy herë më i madh se varrezat aty pranë”.
Kryetari i bashkisë së qytetit Vadym Boichenko thotë se dhjetëra mijëra civilë mund të jenë vrarë në Mariupol. Moska ka mohuar vazhdimisht akuzat nga Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë se trupat ruse dhe politikanët kryesorë të Kremlinit janë përgjegjës për vrasjet masive të civilëve.
Në fillim të këtij muaji, imazhet e Maxar të qytetit të Bucha pranë Kievit treguan trupa civilësh të shtrirë në rrugë që 2 javë përpara se rusët të largoheshin nga qyteti. Imazhi i 19 marsit, i raportuar fillimisht nga New York Times dhe i konfirmuar nga BBC, kundërshtoi pretendimin e Ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov se pamjet e trupave në Bucha ishin “inskenuar” pas tërheqjes së rusëve.
Kryetari i bashkisë së Bucha, Anatoliy Fedoruk tha se të paktën 300 civilë janë vrarë në këtë qytet.