Aktivisti dhe ambientalisti, Sazan Guri i ftuar në RTV Ora komentoi ngjarjen e rëndë që përfshiu vendin, pas lëkundjeve të forta të tërmetit të mëngjesit të sotëm (26 nëntor).
Guri u shpreh se sot nuk duhet të ketë ndasi, por si kafshët të bëhemi bashkë për të kaluar vështirësitë.
Sazan Guri tha se: “ Tërmeti i parë i 21 shtatorit ishte afër shkatërrimit dhe u klasifikua me magnitudë 5.8 i shkallës rihter që i binte diku tek 7.5 ballë. Ky ishte më i larë 6.6. Ne shqiptarët e klasifikojmë tek 8 ballë që është mesi i shkatërrimit. Populli e ka matur gjithmonë tërmetin me atë që sheh dhe prek në jetën e përditshme. Jo vetëm kaq, por ka formula që kthehet nga mangituda që kemi ne rihet dhe shumzohet me 1.2 ose me 1.3.
8.7 apo 8.8 është Kili që çau tokën.
Ndoshta sot nuk është momenti që të shprehim një mendim kritik ndaj qeverisë, nuk ka kuptim kjo. Sot prioritet është ekuilibri i një marrëdhënie të gjithë bashkë. Si kafshët. Kur ndodh një zjarr në pyll nuk ka më armiq aty, bëhen të gjithë bashkë, gjarpri me delen etj etj. Sot jemi të gjithë vëllezër dhe duhet të mendojmë se si të kalojmë vështirësinë e parë.
Unë dyshoj se nuk kanë shumë miq këta tanët sepse duhet të dish të lobosh, ta kërkosh sepse vendi i varfër këtë ka që nuk i përgjigjet dot të gjitha kërkesave kur ndodh një fatkeqësi”.
