Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Sazani të ndjekë modelin e Singaporit me kulla të larta. Propozimi i Nikolin Jakës: Ishulli, zonë e lirë ekonomike 

18:04 / March 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
helikopter Sazan 770x421 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sazani të kthehet në një zonë të lirë ekonomike, me ndërtesa të larta ku të vendosen selit e kompanive ndërkombëtare. Është ky propozimi i kreut të dhomës së tregtisë së tiranës Nikolin Jaka. I ftuar në emisionin Box to Box në SCAN, Jaka propozon që ishulli I Sazanit të dalë në tender ndërkombëtar

Ishulli i Sazanit duhet të jetë një model i ngjashëm me Hong-Kongun apo Singaporin. Duhej të ishte zonë e lirë ekonomike që të kishte llojet e mudësive të zhvillimit ekonomik. I shërben Shqiperis për të qenë edhe ajo ‘qershia mbi tortë’ e ekonomisë shqiptare. Se sa mundur është, unë mendoj se ka gjithmone mundësi reale. Ishulli i Sazanit mund të kishte dalë në ankand ndërkombëtar dhe mund të kishte pranuar ofertat

Ndërsa komentoi propozimin e bërë nga Xhared Kushner për ndërtimin e një resorti luksoz në Sazan, Jaka shprehu mbështetjen e tij të plotë për këtë projekt.

‘Unë jam jo vetëm pro por jam suport edhe si indivi dhe si Dhomë Tregtie për çdo lloj inevestimi që sjell të ardhura për vendin tonë. Nga ana tjetër, jam i bindur se ky model inevestimi i prezantuar në Sazan nuk e prek fantazinë që kam se si mund të zhvillohet Sazani.’

Jaka shkon më tej me propozimin e tij, ku deklaron se kthimi në zonë të lirë ekonomike duhet të sjellë ndërtimin në ishullin e Sazanit të kullave qiellgërvishtëse, që do të shërbejnë si seli të kompanive globale

‘Sazani është një mundësi reale për të pasur kulla qiell-gërvishtëse që të jenë selitë e kompanive globale në një zonë free ku të gëlojë ekonomia financa, të gëlojë një mënyrë tjetër të të bëri biznes dhe duke qene ishull shumë pranë Vlorës, i jep aq mundësi shqiptare dhe ekonomisë shqiptare sa nuk e keni idenë.’

Vetëm pak ditë më parë, media amerikane Bloomberg publikoi lajmin se kompania “Affinity Partners” në pronësi të Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump është në diskutime të avancuara për tre investime në zhvillimin e pronave në Ballkan që mund të kalojnë 1 miliard dollarë.

Kompania me bazë në Majami planifikon të transformojë ishullin e Sazanit në Shqipëri, ku më parë ngrihej një bazë ushtarake, në një komunitet luksoz eko-resort të markës Aman. Affinity po kërkon gjithashtu të zhvillojë Gadishullin e Zvërnecit po në Shqipëri.

Nikolin Jaka zonë e lirë ekonomike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Të dielën “Tiranathlon”, rrugët që bllokohen dhe kufizimet në trafik

09:50 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.