Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Scaparrotti: Siguria në Ballkan e brishtë, Rusia po synon të ruajë ndikimin

11:42 / March 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
scaparrotti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Siguria në Ballkan është e brishtë dhe këto vende janë shënjestra kryesore e ndikimit malinj të Rusisë. Deklarata vjen nga komandanti i forcave të SHBA-së në Evropë, Curtis M. Scaparrotti, gjatë një dëshmie para komitetit për Forca të Armatosura të Senatit amerikan.

Scaparrotti, i cili gjithashtu është komandant Suprem i Aleancës i NATO-s në Evropë, e ka quajtur Ballkanin një rajon me rëndësi strategjike përderisa ka folur para senatorëve edhe për bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve dhe arritjen e një zgjidhje afatgjate që është e zbatueshme për dyja vendet janë aktualisht në pritje. Rusia e ushqen paqëndrueshmërinë rajonale në përpjekje për të parandaluar vendet e Ballkanit në përparimin e tyre drejt integrimit euroatlantik” ka thënë gjeneral Scaparrotti, duke nënvizuar faktin se Rusia e kundërshton njohjen e Kosovës si shtet sovran ndërkaq përmes ndihmës politike, ushtarake dhe ekonomike mundohet të ruaj ndikimin e saj në Serbi.

“Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR), e cila përfshin mbi 3,500 trupa nga vendet anëtare të NATO-s dhe vendet tjera, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në këtë rajon” ka thënë Scaparrotti.

Në dëshminë e tij para komitetit për Forca të Armatosura, gjenerali amerikan, ka thënë po ashtu se Rusia është konkurrent afatgjatë strategjik që i sheh Shtetet e Bashkuara dhe Aleancën e NATO-s si kërcënim kryesor për ambicjet e saj gjeopolitike.

“Moska synon të shtrijë ndikimin në vendet periferike të saj, për të minuar solidaritetin e NATO-s dhe për të shkelur rregullat në të cilat bazohet rendi ndërkombëtar” ka thënë gjeneral amerikan Scaparrotti.

ballkan Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.