Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Scholz refuzon të dërgojë avionët luftarakë në Ukrainë

10:07 / January 30, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Scholz
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duhet të bëhet gjithçka që të pengohet një luftë mes Rusisë dhe NATO-s, është shprehur kancelari gjerman duke theksuar, se Gjermania megjithëse e furnizon gjerësisht me armë Ukrainën nuk merr pjesë në luftën e Ukrainës.

“Kjo është një luftë mes Rusisë dhe Ukrainës”, tha Scholz gjatë vizitës në Amerikën Jugore në një konferencë për shtyp në Buenos Aires.

“Kjo nuk ndryshon  aspak ndihmën që i japim Ukrainës në formë financiare, humanitare, apo furnizimin me armë.” Gjermania do të bëjë gjithçka që të mos shkallëzohet situata që çon në një luftë mes Rusisë dhe NATO-s.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock të martën me një deklaratë në Këshillin e Europës në Strasburg kishte shkaktuar reagime.

“Ne luftojmë një luftë kundër Rusisë dhe jo kundër njëri-tjetrit”, kishte thënë Baerbock para deputetëve. Ministria e Jashtme sqaroi më vonë, se Baerbock nuk ka pasur parasysh me këtë pjesëmarrje në luftë të Gjermanisë apo aleatëve të saj.

64516841 401
Zelensky kërkon avionë luftarakë për t’u mbrojtur nga Rusia

Kujdes nga gara e furnizimeve me armë

Kancelari Scholz bëri thirrje për maturi në debatin për furnizime me armë. Ai paralajmëroi se kështu të hyjmë në një garë kush ofron më shumë nëse bëhet fjalë për sisteme armësh, tha ai për “Tagesspiegel” duke iu referuar kërkesës për dërgimin e avionëve luftarakë. “Nëse, sapo u mor një vendim në Gjermani fillon debati tjetër, kjo nuk duket serioze dhe trondit besimin e qytetareve dhe qytetarëve në vendimet shtetërore.”

Scholz u shpreh, se do të përpiqet edhe më tej në bisedime direkte të ndikojë tek Putini. “Varet nga Putini, të tërheqë trupat nga Ukraina dhe të t’i japë fund kësaj lufte të pakuptimtë që ka kushtuar qindra mijëra njerëzish.”/dw

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026

Në 17:00 nis Kuvendi/ Presidenti mesazh deputetëve: Energjia qytetare të ushqejë dialogun

17:00 / September 8, 2026

Rregullorja e re/ Avokatët bojkot pa afat për gjyqet në GJKKO: Ndalimi i celularit na cenon punën

15:56 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.