Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Scholz shkon në Athinë, të mërkurën propozon paketën ushtarake

20:52 / October 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mitsotakis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një moment kur tensionet me fqinjin lindor Turqinë, nuk duket të ulen, rëndësi të veçantë i jep Athina vizitës së kancelarit gjerman Olaf Scholz në kryeqytetin grek ditën e mërkurë.

Sipas burimeve qeveritare lideri gjerman sjell me vete propozime për një paketë modernizimi të fregatave dhe tankeve të ushtrisë greke me vlerë nga 2-4 miliard euro. Bëhet fjalë për modernizimin e tankeve Leopard që ka në arsenalin e saj ushtria greke, të rinovimit të fregatave të Marinës Greke, apo edhe blerjen e tankeve të reja.

Siç dihet Greqia ka dërguar në Ukrainë armë një numër tankesh ruse BMP-1, të viteve 60,nga stoku i ish-Traktatit të Varshavës, të cilat po zëvendësohen tashmë me sistemet përkatëse të armatimit gjerman. Në Selanik mbërritën para dy ditësh, për të marrë pjesë edhe në paradën e festës kombëtare, 6 prej tankeve gjermane të tipit Marder, të cilat po zëvendësojnë ato që u dërguan në Ukrainë.

Scholz në takimin që do të ketë me kryeministrin Mitsotakis do të parashtrojë një sërë marrëveshjesh në këtë fushë, të cilat do të diskutohen në muajt e ardhshëm ,për të parë edhe Athina në se do të jetë e mundur të shtojë shpenzimet ushtarake të cilat kanë tejkaluar shifrën prej 14 mld euro në tre vitet e fundit.

Gjithsesi agjenda e bisedimeve do të mbizotërohet nga zhvillimet e luftës në Ukrainë, çështjet e energjisë, ndërsa zoti Mitsotakis pritet të informojë më në detaje Kancelarin gjerman për marrëdhëniet greko-turke, në një moment kur sipas mediave greke Berlini, pas epokës Merkel, duket më kritik ndaj Ankarasë dhe më dëgjues i mesazheve të Athinës  për ekuilibrat politikë në rajon.

Athine mitsotakis scholz
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.