Deputeti i ri i parlamentit, Kujtim Gjuzi, i dalë nga lista e Partisë Demokratike, mban në dorë një telefon që kushton aq shumë para sa që një pjesë e madhe e shqiptarëve as s’i kanë parë me sy.

Në emisionin “Opinion”, moderatori Blendi Fevziu i vuri në dukje telefonin e kuq me korniza të verdha ari, që Gjuzi mbante në dorë.

“Telefoni që ke, në mos gaboj është Vertu?”, e pyeti Fevziu duke shtuar “mesa di unë kushton mbi 10 mijë euro”.

“Po”, u përgjigj Gjuzi, “nuk kushton aq, kushton 7,000 euro. Por është telefoni i Partisë Konservatore”.

“Celulari është kuq e zi, është porosi e veçantë”, shtoi Gjuzi, teksa e ngriti me krenari telefonin në ajër.

Telefonat Vertu janë ndër më të shtrenjtët në botë, modelet e lyer me ar mund të shkojnë 7 deri në 10 mijë euro. Por disa modele të tjera me diamante arrijnë edhe vlerën marramendëse të 100 mijë euro.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here