Reperja e njohur Nicki Minaj konfirmoi sot për herë të parë lajmet e shtatzënisë. Këngëtarja shqiptare, Enca ka publikuar në Instastory një foto të reperes, e cila ka pozuar me barkun e rrumbullakosur. Një ndër ndjekësit, me shaka apo jo, e ka ngatërruar Nickin me Encën. “Sa qenke shëndoshur! Edhe ngjyra e fytyrës të paska ndryshuar krejt”, i ka shkruar ai në mesazhe.
Enca ka publikuar bisedën në Instastory dhe më pas një sqarim publik, të cilin nuk kishte menduar kurrë se do e bënte. “Sa për sqarim në foton e mëparshme është Nicki Minaj jo unë. S’e kisha mendu se do më duhej ta thoja një ditë këtë fjali”, ka shkruar ajo.