Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Seanca maratonë, PS voton me 85 vota pro aktin normativ për akcizën e karburanteve. Genta Tafa merr 83 vota si Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi

08:04 / May 8, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 2750
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Parlamenti ka miratuar me votat e socialistëve aktin normativ për uljen me 20% të akcizës për karburantet kur ccmimi i benzinës kalon 220 lekë për litër.

Pas një seance maratonë, rreth orës 24 të mbrëmjes së të enjtes, socialistët votuan të gjitha pikat e rendit të ditës, duke rrëzuar edhe tre propozime të demokratëve.

Në të njëjtën kohë Genta Tafa, ish komisionerja e KPK-së, u zgjodh me 83 vota pro dhe 25 kundër në postin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Votimet

Akt normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar”.

Votimi: 85 pro, 0 abstenim, 25 kundër

7Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 2, me shkëmbim të letrash, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021 – 2027, ratifikuar me ligjin nr. 9/2024”.

Votimi: 85 pro, 1 abstenim, 0 kundër

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë”, të ndryshuar”.

Votimi: 85 pro, 0 abstenim, 25 kundër

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 99/2024, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””.

Votimi: 85 pro, 0 abstenim, 25 kundër

Projektligji “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”.

Votimi: 83 pro, 0 abstenim, 25 kundër

Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”.

Votimi: 85 pro, 0 abstenim, 24 kundër

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar”. Propozim i Eno Bozdos

Votimi: 25 pro, 0 abstenim, 85 kundër

Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Votimi: 25 pro, 0 abstenim, 85 kundër

Projektligji “Për mekanizmin e reagimit ndaj krizave të furnizimit dhe çmimeve të lëndës djegëse”.

Votimi: 25 pro, 0 abstenim, 84 kundër

Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”, Komisioner në Seksionin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues:

Ahmet Prençi 84 pro, 0 abstenim, 22 kundër

Aldo Meçi 1 pro, 6 abstenim, 101 kundër

Projektvendim “Për zgjedhjen e Komisionerit të Zyrës së Avokatit të Popullit”, Komisioner në Seksionin për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Fëmijëve

Alma Faskaj 82 pro, 1 abstenim, 26 kundër

Gentjana Zeneli 0 pro, 3 abstenim, 105 kundër

Projektvendimi “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

Genta Tafa 83 pro, 0 abstenim, 25 kundër

Projektvendim “Për zgjedhjen e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë”.

Merita Bejtja 84 pro, 1 abstenim, 23 kundër

Projektvendim “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

Matilda Shehu1 pro, 2 abstenim, 104 kundër

akciza karburanteve maratonë PS seanca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kapet 39-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi drejt Spanjës/ Në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

11:15 / July 18, 2026

Goditet tregtia e dyshuar e paligjshme e markave luksoze në Tiranë, nuk deklaronin të ardhurat nga aktiviteti i tyre

11:00 / July 18, 2026

Rritet fluksi në portin e Durrësit, 5 mijë emigrantë e turistë mbërrijnë sot vetëm me tragete

10:48 / July 18, 2026

Arrestohet në Rinas egjiptiani/ Kalonte ilegalisht emigrantët drejt vendeve të BE

10:32 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.