Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Seanca në Kongresin Amerikan, Engel: Serbët që bënë krime do t’i çojmë në Gjykatën Speciale për Kosovën

16:56 / April 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
engel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kongresisti Eliot Engel hapi seancën dëgjimore në Kongresin Amerikan kushtuar krimeve të luftës në Kosovë dhe përpjekjet për të vendosur drejtësi.

Ai numëroi një numër krimesh, si ai i përdorimit të dhunës seksuale sim jet lufte nga serbët në Kosovë si dhe dukurinë e fshehjes në Serbi nga regjimi i Millosheviqit i trupave të të vrarëve nga Kosova.

Është e pabesueshme tha ai, që 20 vjet më vonë, as edhe një njeri, nga qeveria serbe që u përfshi në fshehjen e krimeve, nuk është dënuar. Asnjë nga autorët e 20,000 përdhunimeve gjithashtu nuk është dënuar.

Është e turpshme tha Engel që ne në Perëndim e detyruam Kosovën të pranojë krijimin e një Gjykate Speciale, ndërkohë që ka munguar presioni mbi Serbinë për të dënuar këta njerëz.

Ai tha se nga ana tjetër ka një ngushëllim në këtë drejtim.

Vendimi është marrë për krimet e kryera në territorin e Kosovës. Deri tani kjo Gjykatë është marrë vetëm me krimet e shqiptarëve.

Po tani po kjo gjykatë mund të përdoret pikërisht për këto krime të serbëve që nuk u dënuan në Serbi apo në Hagë.

Kongresisti Engel premtoi se Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve që ai drejton, do të ndjekë me kujdes zhvillimet për të kërkuar nga gjykata që krimet e pandëshkuara të serbëve në Kosovë të përballen me drejtësinë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhuna në Francë, gjobë deri në 10 mijë euro/ Senati miraton projektligjin kundër vandalizmit

11:27 / October 28, 2026

Tragjike në Spanjë/ Dy trena përplasen me njëri-tjetrin, dyshohet për dhjetëra viktima

10:38 / October 28, 2026

Rruga drejt marrëveshjes? Trump: Takimi mes Putin dhe Zelenskyt do të mbahet shumë shpejt

09:22 / October 28, 2026

Netanyahu: Izraeli duhet të formojë një qeveri të fortë kombëtare të krahut të djathtë

09:18 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.