Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Seanca parlamentare në Maqedoninë e Veriut nis në gjuhën shqipe, ka debate

19:03 / January 31, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, seancën e sotme e filloi në duke folur në shqip, çka edhe zyrtarisht vuri në zbatim përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me ligjin që pak ditë më parë u publikua në Gazetën Zyrtare.

Menjëherë pasi lexoi emrat e deputetëve të cilët kanë arsyetuar mungesën e tyre në seancë, reagoi për procedurë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, i cili akuzoi Xhaferin se këtë e ka bërë për marketing politik në prag të zgjedhjeve presidenciale, pasi siç tha, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, gjuha e vetme në përdorim është maqedonishtja. Në kundërpërgjigjen e tij, kryeparlamentari Xhaferi tha se ligji për përdorimin e gjuhëve i mundëson atij të flasë edhe në shqip.

“Mjaft durova një vit nga votimi i ligjit që të mos kryesoj seancat në gjuhën shqipe”, tha ai duke shtuar se nuk shkelte as ligjet dhe as kushtetutën.

Paraprakisht, në takimin e rregullt me gazetarët, i pyetur për tabelën para godinës së parlamentit, Xhaferi tha se mbishkrimi në shqip do të vendoset atëherë kur dhe zyrtarisht do të vihet në përdorim emri i ri i shtetit.

debate
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.