Sikurse është bërë tashmë rutinë, përpara çdo seance plenare bllokohen të gjithë akset rrugore të cilat të çojnë drejt godinës së Kuvendit ku zhvillohen seancat parlamentare.
Qindra efektivë të Policisë së Shtetit kanë filluar rrethimin e Kuvendit me qëllim garantimin e sigurisë së deputetëve , ndërkohë që ata të rrugores kanë bllokuar akset për qarkullimin e automjeteve.
Nga ana tjetër, opozita ka paralajmëruar një protestë të fuqishme pasditen e 13 prillit, ku pritet që të vijnë qytetarë nga I gjithë vendi.