Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Seanca shtyhet për herë të tretë, Tahiri: Prokuroria humb letrat që kërkoi arrestimin tim në Kuvend

10:32 / July 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tahiri per mediat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seanca ndaj ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është shtyrë për herë të tretë dhe për vetë të pandehurin është poshtëruese për drejtësinë të humbasë letrat me të cilat kërkoi arrestimin e tij në Parlament.

“Dhe një çerdhe kalamajash është më e organizuar se kaq. Nuk di si ta mendoj që të humbas më tepër durim, kur ka protokoll, një sistem, ku dihet kush i ka dërguar dhe kush i ka marrë po nuk di si mund të vazhdohet kështu dhe çfarë lloj serioziteti është ky, ku me këto letra prokuroria kërkoi arrestimin tim. Sot i ka humbur. Me të njëjtat letra që kërkoi arrestimin tim në Parlament sot vjen e thotë ka humbur. Nuk dua ta di nëse është e qëllimshme apo gabim njerëzor. Nëse është e qëllimshme është e keqja më e vogël, se i bie të jetë kush ka qëllim për ta zvarritur”, tha Tahiri.

Lexo edhe- Me to u kërkua arrestimi i Tahirit, cilat janë letrat që janë “zhdukur” nga dosja

Tahiri tha se shpreson të jetë mungesë vëmendje, por ai theksoi se është i gatshëm të heqë dorë nga të gjitha provat në favor të tij, mjafton që gjyqi të mos shtyhet.

“Shpresoj të jetë mungesë vëmendje apo nuk e di ca emri ti vë. Unë e thashë dhe në seancë ato për fat të keq janë prova në favorin tim po nuk ka problem, unë heq dorë se gjyqi po shtyhet. Po heq dorë nga dëshmi, që janë në favorin tim. Po nuk ka problem heq dorë dhe nga këto, mjafton të mos shtyhet më një procedim penal që nisi me kërkesë për arrestimin tim dhe sot letrat janë zhdukur dhe një procedim penal që ka nisur ka 2 vjet dhe letrat janë zhdukur. Kjo është qesharake, nuk ndodh as në dyqanin në cepin më të fundit të Shqipërisë e jo më në shtetin shqiptar”, tha ish ministri i Brendshëm.

tahiri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.