Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sejamini “shpërthen” ndaj grupit të Alibeajt: Duhet turpëruar politikisht, i shërbejnë Ramës

21:51 / February 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sejamini1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se  çdo vendim i Gjykatës për vulën e PD pa verifikuar firmat e personave në lista është politik.

Duke vijuar logjikën e tij. Sejamini tha se grupi i Alibeaj është anti opozitë dhe anti PD dhe se duhet të turpërohen politikisht. Për Sejaminin grupi Alibeaj-Bardhi nuk i shërben askujt, veçse pushtetit për të shpartalluar opozitën.

“E vetmja mundësi që Gjykata t’ia japë vulën Alibeajt është nëse pyet ata që kanë qenë te konventa dhe të zbulojë nëse s’ka qenë atje. T’i thotë me jep listën, ke qenë s’ke qenë. A  ishte vullneti i anëtarëve për të zgjedhur Berishën kryetar. Gjykata pa verifikuar këtë fakt nuk mund të vendosë asgjë tjetër. E dyta, çdo vendim i Gjykatës pa verifikuar firmat është politik. I gjithë grupi i Alibeajt është anti-opozitë dhe anti PD ka motivim për t’i shërbyet pushtetit për të shpartalluar pushtetin. Ata nuk kanë asnjë arsye për të pretenduar për të marrë vulën e PD-së. Ky grup nuk ka asnjë lloj të drejte morale, politike të pretendojë asgjë. Nuk kanë asnjë ide politike, po të mos ishte Berisha këta dinë vetëm non-grata.

Këta njerëz duhen turpëruar politikisht se po bëjnë shërbim të keq, një gjë skandaloze, pa të drejtë. Berisha duhet të largohet me votë, po të duan ta mundin. Por jo t’i thuash nuk hyn në zgjedhje, se e vendosin dy vartës të tij, Ngre kokën Alibeaj. Ka qenë ministër drejtësia kur ishte non grata. Këta njerëz nuk po i shërbejnë askujt.

Ngjarja më e rëndësishme e javës që shkoi është që 3-4 deputetë të opozitës i janë bashkuar Ramës dhe janë bashkuar dy të vegjël. Kur Rama qenka kaq problematikë, pse këta njerëz po bashkohen me Ramën. Pushteti i Ramës është pushtet që mbështet nga mediat më të mëdha, bizneset më të mëdha, një numër i madh i organizatave të shoqërisë civile.” thotë Sejamini.

alibeajt grupit sejamini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.