Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Sejko: Rreziku nga “lufta tregtare”, mund të godasë ekonominë

19:45 / March 26, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1727881397 gentsejko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tarifat tregtare të përshkallëzuara të SHBA me vendet e BE mund të prekin edhe ekonominë shqiptare. Guvernatori Gent Sejko në konferencën mbi vendimmarrjen e politikës monetare, theksoi se kjo politikë mund të rrisë inflacionin e vendit tonë.

”Balanca e rreziqeve rreth këtyre parashikimeve paraqitet për momentin neutrale. Megjithatë, tensioni i lartë gjeopolitik dhe rritja e mundshme e barrierave e tarifave tregtare, mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe inflacion”, tha Sejko.

Sipas tij rritja e konsumit familjar dhe e investimeve të biznesit pasqyron bilancet e shëndetshme fiannciare, besimin për të ardhmen dhe kushtet e favorshme të kreditimit. Duke ju referuar situatës ekonomike, guvernatori njoftoi se norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar.

Bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi:

të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.75%;

të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.75%;

të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.75%.

Rritja ekonomike e Shqipërisë në vijim pritet të mbetet solide, ndonëse më e ulët se tremujorët e mëparshëm.

Banka Ekonomia Gent Sejko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulmet në protestë, mbyllen biznese e banka! Shoqata: Llogaritë bankare të qytetarëve s’janë cënuar

20:58 / October 15, 2026

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Ndryshojnë rregullat për kartat e identitetit/ Si do të shpërndahen dokumentet dhe çfarë ndodh me ato që nuk tërhiqen

10:55 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.