Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sekretar i Jashtëm i Britanisë, Cameron: Fokus në mbështetjen e aleatëve dhe forcimin e partneriteteve

12:06 / November 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2023 11 13 113654
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri David Cameron pas emërimit të tij si sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe, doli në një deklaratë për mediat, duke theksuar se do të fokusohet në mbështetjen e aleatëve dhe forcimin e partneriteteve. Cameron tha se Britania është një vend ndërkombëtar dhe se ata do të bëjnë tregti në çdo cep të globit, duke shtuar se siguria ndërkombëtare është jetike për “sigurinë tonë të brendshme”.

“Ne po përballemi me një sërë sfidash të frikshme ndërkombëtare, duke përfshirë luftën në Ukrainë dhe krizën në Lindjen e Mesme. Në këtë kohë të ndryshimeve të thella globale, nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme që ky vend të qëndrojë pranë aleatëve tanë, të forcojë partneritetet tona dhe të sigurojë që zëri ynë të dëgjohet. Britania është një vend ndërkombëtar. Njerëzit tanë jetojnë në të gjithë botën dhe bëjmë tregti në çdo cep të globit. Puna për të ndihmuar në sigurimin e stabilitetit dhe sigurisë në skenën globale është thelbësore dhe krejtësisht në interesin tonë kombëtar. Siguria ndërkombëtare është jetike për sigurinë tonë të brendshme”, tha Cameron.

Cameron vlerësoi gjithashtu edhe punën e Rishi Sunak, duke e cilësuar një kryeministër të aftë. “Ndonëse mund të mos kem qenë dakord me disa vendime të tij, e kam të qartë se Rishi Sunak është një kryeministër i fortë dhe i aftë, i cili po tregon lidership shembullor në një moment të vështirë”, tha Cameron.

Lexo edhe https://tirananews.al/shkundet-qeveria-sunak-rikthen-kryeministrin-e-brexit/

Lexo edhe https://tirananews.al/james-cleverly-merr-postin-e-suella-braverman/

Lexo edhe https://tirananews.al/fotot-e-para-te-braverman-teksa-largohet-nga-shtepia-ne-londer-u-shkarkua-nga-kryeministri/

Lexo edhe https://tirananews.al/james-cleverly-ne-postin-e-suella-braverman-pas-shkarkimit-te-saj-shihet-duke-hyre-ne-10-downing-street/

David Cameron
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.