Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sekretari Blinken drejt Lindjes së Mesme për bisedime për Gazën dhe sigurinë rajonale

10:05 / April 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 1780
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisur drejt Arabisë Saudite për bisedime rajonale që mbahen të hënën dhe të martën, në lidhje me ndihmat humanitare për Gazën, të ardhmen e territoreve palestineze pas përfundimit të luftës, si dhe stabilitetin dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.

“Sekretari i shtetit do të diskutojë përpjekjet në vazhdim për arritjen e një armëpushimi në Gazë që do të siguronte lirimin e pengjeve dhe përse Hamasi është bërë një pengesë për popullin palestinez dhe për një armëpushim”, tha Departamenti amerikan i Shtetit.

Sekretari Blinken do të marrë pjesë në takimin në Riad të ministerialit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit, një aleancë rajonale e vendeve arabe të ndodhura përqark Gjirit Persik.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby i tha të dielën emisionit “This Week” të kanalit televiziv ABC, se Shtetet e Bashkuara po punojnë për arritjen e një armëpushimi gjashtëjavor për luftën gati shtatëmujore në Gazë, mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Bisedimet e armëpushimit kanë vazhduar prej muajsh dhe megjithëse ka sinjale të herëpashershme se arritja e një marrëveshjeje mund të jetë e afërt, zoti Kirby nuk dha ndonjë tregues për përparime të reja në diskutime.

Ai tha se Izraeli i ka siguruar zyrtarët amerikanë se nuk do të dërgojë forca tokësore në qytetin jugor të Gazës, Rafah, pa dëgjuar plotësisht shqetësimet e Shteteve të Bashkuara se një sulm i tillë do të rrezikonte jetët e mbi 1 milion palestinezëve që janë strehuar atje.

Zoti Kirby tha se një port i përkohshëm që po ndërtohet në Detin Mesdhe në bregun e Gazës mund të përfundohet në dy apo tre javë dhe do të mundësojë transportimin e ndihmave më të mëdha humanitare drejt këtij territori të ngushtë, për të ndihmuar palestinezët./voa

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania paralajmëron “garë a*matimesh” në l*ftën kundër dronëve

19:40 / August 20, 2026

Europa bën bilancin, mbi 25 mijë vdekje këtë vit për shkak të vapës ekstreme në Gjermani, Francë, Spanjë e Itali

19:20 / August 20, 2026

Mitralozë, automatikë, granata e uniforma serbe, Policia e Kosovës zbulon një arsenal masiv armësh në veri, Sveçla: Ndërkombëtarët të rrisin presionin ndaj Serbisë!

17:20 / August 20, 2026

SHBA përsërit thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë: Ngërçi politik po rezulton në mundësi të humbura!

11:22 / August 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.