Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sekretari Blinken, letër Xhaçkës: Mirënjohje Shqipërisë për strehimin e afganëve

13:22 / November 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blinken
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken në një letër dërguar ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka i shpreh mirënjohjen Shqipërisë për zemërgjerësinë dhe kurajon e treguar për strehimin e afganëve.

“Besimplotë në vazhdimin e këtij partneriteti strategjik për avancimin e interesave të përbashkëta”, thuhet në letrën e Blinken.

Letra e Sekretarit amerikan të Shtetit, Blinken iu dorëzua Ministres Xhaçka nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.

LETRA E PLOTE

Shkëlqesisë së Saj,
Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka

E dashur Zonja Ministre,
Në emër të Departamentit të Shtetit, dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen tonë më të thellë Republikës së Shqipërisë që ishte vendi i parë që ofroi një “parajsë të sigurtë” për afganët e rrezikuar dhe për zemërgjerësinë e kurajon që kanë treguar njerezit tuaj gjatë operacioneve të NATO-s në Afganistan. Në mënyrë të veçantë dëshiroj t’ju përgëzoj Juve për ndërhyrjen e fuqishme në Ministerialin e datës 20 gusht të takimit virtual të Ministrave të Jashtëm.

Shqipëria edhe një herë ka demostruar përkushtimin e saj të fortë ndaj Aleancës së NATO-s duke kontribuar me kapacitete njerëzore dhe ushtarake për “Resolute Support Mission” në Afganistan, duke dislokuar më shumë se 4000 trupa ushtarake në Afganistan përgjatë operacioneve atje. Ju falenderoj për këto dislokime përkrah forcave tona dhe në veçanti për pesë dislokimet e përbashkëta me shtetin tuaj partner, Gardën Kombetare të Neë Jersey. Investimi i Shqipërisë në sigurinë dhe prosperitetin e popullit afgan ka ndihmuar shumë në avancimn e synimeve tona të përbashkëta. Ndëkohë që evakuimi dhe zhvendosja e afganëve në rrezik vazhdon ende, ne po ashtu jemi mirënjohës për kontributin tuaj me personel në objektin e Bektel në Kosovë.
Trupat shqiptare ndihmuan në krijimin e një ambienti të qëndrueshem dhe të sigurtë për forcat tona si dhe për popullin afgan. Prania e tyre ka bërë të mundur që Aleanca e NATO-s të kryejë operacionet e saj, tu mundesojë vajzave të reja ndjekjen e shkollës si dhe kanë bërë më të sigurtë jetën e përditshme për shumë afganë. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë thellë marëdhënien tonë të ngushtë me Shqipërinë dhe mbetemi besimplotë në vazhdimin e këtij partneriteti strategjik për avansimin e interesave tona të përbashkëta.

Sinqerisht,
Antony J. Blinken

blinken 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga inovacioni te turizmi i qëndrueshëm, Rama sot në Bruksel, do marrë pjesë në Samitin për Turizëm

09:52 / September 29, 2026

“Erdhi një listë nga Kosova me…”/ Gazetari: Vlora Hyseni krijoi rreth të ngushtë, shmangu komunikimin…

22:40 / September 28, 2026

Ambasadorja e BE: E ardhmja evropiane e Shqipërisë po bëhet gjithnjë edhe më e prekshme

11:29 / September 28, 2026

“Të mërzitesh prej Shqipërisë nuk ndodh”/ Raportuesi i PE-së për Shqipërinë vlerëson vendin, Rama ndërhyn me humor: “Mos e zgjat, kam një takim me gjermanët”

11:26 / September 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.