Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sekretari i Jashtëm britanik zbardh detaje nga biseda me Ramën: Emigrantët rrezikojnë vetën në duart e trafikantëve

22:06 / November 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
james cleverly
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cleverly ka thënë se ka pasur një bisedë “shumë të sinqertë” me kryeministrin shqiptar pas pretendimeve të diskutueshme të Sekretares së Brendshme Suella Braverman mbi numrin e emigrantëve shqiptarë që përpiqen të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan The Independent. 

Cleverly, duke folur nga një takim i ministrave të jashtëm të G7 në Gjermani, i tha agjencisë së lajmeve PA se ata e kishin diskutuar këtë çështje kur ai foli me kryeministrin Rama gjatë javës.

“Ne folëm për gjërat për të cilat ka folur Sekretarja e Brendshëm, që është një numër shumë i konsiderueshëm i shqiptarëve që rrezikojnë veten e tyre në duart e trafikantëve.

Sigurisht që kemi diskutuar situatën dhe bisedat që janë bërë nga të dyja palët.

Përfundimi është se unë dhe kryeministri patëm një bisedë shumë të mirë, një bisedë shumë miqësore dhe për shkak se kemi një marrëdhënie shumë të mirë pune, unë dhe ai patëm një një bisedë të sinqertë”.

Edi Rama akuzoi me zemërim Braverman për “diskriminim” ndaj bashkatdhetarëve të tij për të shpërqendruar nga dështimet e politikës së saj pasi ajo e ngriti çështjen në Commons në fillim të kësaj jave, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar po vuante një “pushtim”, thuhet me tej ne shkrimin e The Independent.

Ndërkohë më herët, Downing Street këmbënguli se emigrantët “meritojnë të trajtohen me dhembshuri dhe respekt”.

britani Emigrantet james cleverly
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.