Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sekretari i Shtetit, Blinken telefonon Lavrovin: Lironi gazetarin e “Wall Street Journal”

09:03 / April 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
blinken 770x435 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka kërkuar lirimin e gazetarit të arrestuar të Wall Street Journal në një telefonatë të rrallë me homologun e tij rus, Sergei Lavrov. Lavrov tha se SHBA-ja nuk duhet ta politizojë arrestimin. Gazetari amerikan, Evan Gershkovich, u arrestua të premten me akuzën për spiunazh. Wall Street Journal i ka mohuar këto akuza.

Ministria e Jashtme e ruse konfirmoi të dielën se Blinkeni dhe Lavrovi diskutuan arrestimin e gazetarit amerikan, në një telefonatë që u iniciua nga SHBA-ja. Departamenti amerikan i Shtetit tha se Blinkeni përcolli “shqetësim të madh për ndalimin e papranueshëm të një gazetari amerikan nga Rusia”.

Lavrov u përgjigj duke përsëritur pretendimet e Rusisë se Gershkovich u kap “në flagrancë duke u përpjekur të merrte informacion të klasifikuar” dhe se çështja e tij do të trajtohet nga gjykatat ruse, thuhet në një deklaratë të MPJ-së ruse. Gjatë telefonatës, Blinkeni kërkoi gjithashtu lirimin e shtetasve të tjerë amerikanë të arrestuar në Rusi, duke përfshirë ish-marinsin amerikan, Paul Whelan, i cili gjithashtu mbahet nën akuzat për spiunazh për më shumë se pesë vjet.

Gershkovich, 31 vjeç, është korrespondent i njohur në Moskë i Wall Street Journal. Gazeta humbi çdo kontakt me të të mërkurën pasdite, pas së cilës u zbulua se ai u arrestua nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) – agjencia ruse për siguri dhe kundërzbulim që e ka pasuar agjencinë KGB të kohës sovjetike. FSB pretendoi se kishte ndaluar “aktivitetet e paligjshme” dhe se gazetari ishte arrestuar “duke vepruar sipas udhëzimeve të SHBA-së”.

Spiunazhi në Rusi mund të dënohet deri në 20 vite burgim. Arrestimi i Gershkovich është dënuar nga gazetarët në mbarë botën. Në një letër drejtuar ambasadorit rus në SHBA, Anatoli Antenov, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e quajti arrestimin e Gershkovich “të pajustifikuar dhe të padrejtë” dhe akuzoi qeverinë ruse si kundër shtypit.

Gershkovich është gazetari i parë i një mediumi amerikan që arrestohet me akuza për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë. Arrestimi i tij vjen mes tensioneve të shtuara midis Moskës dhe Uashingtonit shkaku i luftës në Ukrainë.

Antony Blinken Sekretari Amerikan i Shtetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.