Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Sekretari i Shtetit lëndoi dinjitetin tim”

21:36 / January 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berishai ftuar në një intervistë televizive ka deklaruar se Sekretari Amerikan i Shtetit lëndoi dinjitetin dhe nderin e tij me vendimin për shpalljen “non grata”, që sipas tij është i bazuar kryekëput në shpifje.

Berisha risolli në vëmendje dy vendimet më të rëndësishme të tij, angazhimin në politikë dhe rikthimin pas tërheqjes.

Sali Berisha: Ndjehem realisht më i motivuar se kurrë ose pothuajse njëlloj i motivuar si 32 vite më parë, kohë në të cilën mora vendimin më të rëndësishëm të jetës time të dal nga guacka e konformizmit që shoqërohej nga një karrierë e lakmueshme për kohën, shoqërohej me kushte jetese normale por me një mungesë të dinjitetit njerëzor. Kjo bëhej çdo ditë e më e papranueshme sepse të tjera flisnim dhe të tjera mendonim. Ishte një dyzim i karakterit njerëzor. Albert Anjshtanji e quan më shkatërrimtar se fuqinë nukleare për karakterin njerëzor. Në një meditim, duke peshuar çdo faktor dhe duke marrë miratimin e familjes, ajo ishte pjesa më e vështirë, mora një vendim pas të cilit jam ndjerë i lirë siç ndjehem sot. Jo për karrierë politike kurrë. Kisha dashuri dhe pasion të kufijshëm për fushën time. Kësaj radhe mora vendim të mbroja dinjitetin tim se Sekretari i Shtetit lëndoi  dinjitetin tim, nderin tim me një vendim të bazuar kryekëput në shpifje. I bëra një letër dy orë mbrapa. Të nesërmen informova shqiptarët se do ta padis në gjykatën e Parisit. Vendim jashtëzakonisht i vështirë për mua.

dinjitetin sekretari shtetit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ende nuk e kam humbur shpresën”/ EuReporter artikull për kryebashkiakun Veliaj

16:05 / September 13, 2026

Takimi i Ramës në Berat për Territorialen/ Debate në sallë mes kryeministrit, kryebashkiakut të Poliçanit dhe Egla Cenos

15:01 / September 13, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026

“Nuk do kemi Bord Transparence”, ministrja Ibrahimaj: Vijojmë politikat për subvencionimin e naftës

12:10 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.