Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme fiton ‘luftën’ me bosin shqiptar të krimit të organizuar

12:00 / May 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Priti Patel
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel ka fituar në rrugë ligjore luftën e saj ndaj një bosi të krimit të organizuar, i cilit siç shkruajnë mediat, është shqiptar.

Daily Mail shkruan se Patel i ka hequr të drejtën gangsterit shqiptar që të jetojë në Britani pasi ka bindur gjykatën se ky person është një rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve britanikë.

Mediat i referohen shqiptarit si “B9” dhe nuk e kanë publikuar identitetin e tij. Një raport i Komisionit të Apelimit të Emigracionit ka zbuluar rolin e “B9” në rrjetin kriminal që ka shpërndarë drogë të klasit A në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Po ashtu, mediat shkruajnë se 36-vjeçari është përfshirë në trafik njerëzish, pastrim parash dhe prodhim kanabisi.

I njohur për dhunën, “B9”mendohet se ka vrarë me thikë një shtetas bullgar në një klub nate. Më vonë, atij i janë gjetur pamje duke pozuar me një kallashnikov. Detektivët kanë zbuluar se 36-vjeçari shqiptar është takuar me përfaqësues krimi dhe ka përdorur teknika udhëtimit kundër survejimit, duke rritur e më pas ulur shpejtësinë.

Këtij qytetari iu dha karta e rezidentit në vitin 2017, mirëpo tashmë mendohet se jeton në Tiranë. Ai mohon që të jetë përfshirë në krim. Sipas mediave britanike, ky rast ka ekspozuar influencën e jashtëzakonshme të krimit të organizuar. “Ne mendojmë që ky person ka qenë anëtar i lartë i një grupi kriminal i përfshirë në krime serioze në Mbretërinë e Bashkuar”, tha Chris Farrimond, zv/drejtor i hetimeve në Agjencinë Kombëtare të Krimeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.