Nën një maskë dhe anonimat të plotë, një haker veteran ka zbuluar për publikun e gjerë se çfarë është në të vërtetë “Dark Web”, vendi ku hakerat, vrasësit dhe tregtarët e drogës operojnë në mënyrën më agresive.
Me një karrierë 30 vjeçare, në anën e gabuar të drejtësisë, pirati kompjuterik shpjegon se si hakerët përdorin kërkesat e shpërblimeve për të vjedhur të dhëna ose thjesht për kënaqësinë “për të parë botën të digjet”, duke shtuar se çdo sistem i lidhur me rrjetin është në rrezik sulmi.
“Kam pare sisteme spitalesh të kodohen dhe njerëzit të vënë përpara një zgjedhje: Të paguajnë për të deshifruar të dhënat apo rrezikojnë jetë?”, shpjegon hakeri i bardhë. “Dark Web” është një vend ku një aktivitet i jashtëligjshëm është i pagjurmueshëm.
Hakeri tregon se nuk u përfshi asnjë herë në këto lloj aktivitetesh të paligjshme, por mbetet i shqetësuar për ndikimet e mëdha që “gjobat online” mund të kenë në tregjet financiare ose objektet e prodhimit të energjisë elektrike.
