Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sekretet e gjuhës së trupit, si të bëhemi më të suksesshëm

22:47 / February 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 10 8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Studimet kanë treguar se njerëzit, të cilët dinë të komunikojnë me efektivitet, përdorin sinjale joverbale, që tregojnë shkallë më të lartë të inteligjencës emocionale.

“Brightside” liston disa prej shprehive të gjuhës së trupit, të cilat do t’ju ndihmojnë të bëheni njerëz më të suksesshëm:

1.Qëndro i ulur drejt
Kërrusja në karrige, vendosja e bërrylave në tavolinë dhe mbulimi i fytyrës me duar janë shenja të mosrespektit. Ato tregojnë se ju nuk keni interesim në atë që po thuhet. Në të kundërt nëse qëndroni drejt, tregoni se keni vetëbesim. Kujtoni sa më shumë hapësirë që zë trupi juaj, aq më të suksesshëm do të dukeni.

2.Përdorni gjestet në mënyrën e duhur
Nëse e ekzagjeroni me lëvizje, njerëzit do të mendojnë se jeni duke gënjyer apo jeni duke tentuar të fshihni diçka. Në anën tjetër, gjestet e hapura tregojnë se ju nuk keni asgjë për të fshehur.

3.Hapni krahët
Asnjëherë mos i kryqëzoni duart. Me këtë ju jepni sinjal që nuk jeni fleksibël dhe nuk pajtoheni me atë që po thuhet.

4.Mos i prekni flokët
Njerëzit të cilët gjatë gjithë kohës i prekin flokët e tyre tregojnë se janë të pasigurtë dhe iu mungon vëmendja. Mos i prekni flokët dhe përpiquni të fokusoheni në komunikim të natyrshëm.

5.Buzëqeshni
Edhe pse buzëqeshja nuk e përkrah idenë se keni karakter të fortë, në vendin dhe kohën e duhur tregon se ju e keni në kontroll situatën, pavarësisht rrethanave.

6.Kontakti me sy
Kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ta mësoni për gjuhën e trupit. Nëse ju e shmangni kontaktin me sy, tregoni se jeni të pasigurt dhe keni diçka për të fshehur. Duhet të tentoni ta mbani kontaktin me sy në mënyrë natyrale për të dhënë mesazhin e duhur.

7.Shtrëngimi i duarve
Asnjëherë mos jepni shtrëngim të dobët duarsh. Nuk është e thënë ta shtrëngoni fortë dorën e tjetrit, mirëpo sigurohuni që kur të shtrëngoni duart me dikë të dukeni të sigurt dhe me besim në vete.

Sekretet suksesi trupi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.