Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sekretet e Pentagonit, i akuzuari donte të vriste “shumë njerëz”

08:31 / April 28, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 118
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjykatës ka shtyrë marrjen e vendimit nëse anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore në Masaçusets, i akuzuar për nxjerrjen e informacioneve ushtarake shumë të klasifikuara, duhet të mbahet në burg deri në gjykimin e tij. Anëtari i Gardës Kombëtare Ajrore në Masaçusets, mbante një arsenal armësh dhe fliste për “dhunë dhe vrasje” në një platformë të mediave sociale dhe se ai do të donte të vriste “shumë njerëz”, thanë prokurorët duke argumentuar të enjten se 21-vjeçari Jack Teixeira duhet të qëndrojë në burg deri në gjykimin e tij.

Por gjyqtari në seancën e paraburgimit të të akuzuarit Teixeira shtyu një vendim të menjëhershëm nëse ai duhet të mbahet në paraburgim ose të lirohet në izolim në shtëpi apo në kushte të tjera. Teixeira u largua nga gjykata me pranga, në pritje të vendimit.

Dokumentat gjyqësore ngrenë pyetje të reja se përse Teixeira kishte një leje kaq të lartë sigurie dhe qasje në disa nga sekretet më të klasifikuara të vendit. Ata thanë se ai mund të ketë ende materiale që nuk janë publikuar, të cilat mund të jenë me “vlerë të jashtëzakonshme për shtetet armiqësore që mund t’i ofrojnë atij një vend të sigurt dhe të përpiqen të lehtësojnë arratisjen e tij nga Shtetet e Bashkuara”.

Në seancën e paraburgimit të Teixeira-s, gjykatësi i magjistraturës David Hennessy shprehu skepticizëm për argumentet e mbrojtjes se qeveria nuk ka treguar ndonjëherë se Teixeira synonte që informacionet e rrjedhura të shpërndaheshin gjerësisht.

“Dikush nën moshën 30-vjeçare nuk e ka idenë se kur vendos diçka në internet, ajo mund të përfundojë kudo në këtë botë?” pyeti gjyqtari. “Seriozisht?”

Një mundësi është që gjykatësi mund të urdhërojë që Teixeira të mbyllet në shtëpinë e babait të tij ndërsa pret gjykimin, nëse nuk mbahet në burg. Në pyetje në seancë, babai i tij, Jack Michael Teixeira, tha se ishte i vetëdijshëm se nëse djali i tij do të shkelte kushtet e lirimit ose të izolimit në shtëpi, ai do të duhej ta raportonte atë. Michael Teixeira tha se ai zotëron armë zjarri, por nuk ka më asnjë në shtëpinë e tij.

Dokumentet e gjykatës që i kërkonin një gjyqtari federal të mbante Teixeiras në paraburgim detajonin një histori shqetësuese që nga shkolla e mesme, ku ai u pezullua kur një shok klase e dëgjoi duke diskutuar për një kokteje molotovi dhe armësh të tjera, si dhe kërcënime racore. Kohët e fundit, prokurorët thanë, ai përdori kompjuterin e tij të qeverisë për të hulumtuar të shtënat masive dhe përplasjet me agjentët federalë.

Ai mbetet një kërcënim i rëndë për sigurinë kombëtare dhe një rrezik fluturimi, shkruan prokurorët. Hetuesit janë ende duke u përpjekur të përcaktojnë nëse ai ka mbajtur ndonjë kopje fizike apo dixhitale të informacionit të klasifikuar, duke përfshirë dosjet që nuk janë shfaqur tashmë publikisht.

Deklarata e paraqitur në gjykatë pretendon gjithashtu se Jack Teixeira u diktua më 6 prill – ditën kur gazeta New York Times publikoi për herë të parë një shkrim në lidhje me rrjedhjen e dokumentave – duke kërkuar për fjalën “rrjedhje” në një sistem të klasifikuar. FBI-ja thotë se kjo linte të kuptonte se Teixeira po përpiqej të gjente informacion mbi hetimin për gjetjen e përgjegjësisë për rrjedhjet./VOA

Jack Teixeira
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.