Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Sekreti i Xhensila Myrtezaj me Pirro Çakon

15:01 / March 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
xhensila pirro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtatë vite më parë, Xhensila Myrtezaj ndau emocionet e skenës me kantautorin e njohur Pirro Çako, duke risjellë në një duet krijimin e tij “Për një çast më ndali zemra” gjatë spektaklit “100 vjet muzikë”.

Kimia që u ndie mes tyre në atë skenë, presim ta shohim dhe në bashkëpunimin e tyre më të ri që pritet ta kthejë Xhensilën në muzikë fuqishëm, pas disa vitesh me një baladë të ndjerë. Vetë Xhensila ka ndarë me miqtë foton me Pirron, të shoqëruar me statusin “Sekreti im”, që do të jetë titulli i këngës. Sa i përket pamjes, ajo shfaqet me flokë në ngjyrën kafe dhe e kuruar, momente të shkëputura nga xhirimet e të klipit, për realizimin e të cilit ka bashkëpunuar me regjisorin e “Dua të të bëj të lumtur”, Eduart Grishaj. Duket se për lançimin e këtij projekti muzikor po punon fort i gjithë stafi, pasi ka qenë Eduarti ai që ka postuar foton me këngëtaren, ndërsa shkruante “Pas një dite të gjatë e të bukur xhirimesh, me ylli Xhensila Myrtezaj. Për një super këngë”. Edhe Xhensila nuk qëndron pasive duke e konsideruar Eduartin, “regjisorin e së ardhmes”. Së fundi, ajo u shpreh për mediat se ky bashkëpunim ka qenë një ëndërr për të që kur ishte e vogël, pasi Pirro sillte hit-e në muzikë. “Po, është një bashkëpunim të cilin e kam ëndërruar që në vogëli. Atëherë kur Pirro Çako këndonte duetet më të bukura me këngëtaret më të mira. Nuk kemi një datë apo ditë fikse se kur do të publikohet kënga, por ne jemi të përfshirë maksimalisht dhe po punojmë fort që ta sjellim shumë shpejt. Di të them që kjo baladë më ka marrë gjithë zemrën”, u shpreh Xhensila për një revistë.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Taylor Swift dhe Travis Kelce kurorëzojnë dashurinë në një ceremoni madhështore në New York

09:25 / July 4, 2026

Hyrje të reja në Eurovision, festivalit të muzikës europiane i bashkohet dhe Kanadaja nga viti 2027

22:00 / July 1, 2026

Selin na prezanton për herë të parë motrën e saj të vogël

21:40 / July 1, 2026

Aulona Musta rrëfen momentet më personale: Frika për shëndetin, karriera dhe raporti me komentet në rrjet

10:39 / June 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.