Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sektori minerar në fokus, Balluku thirrje ekspertëve: Aplikoni për të qenë pjesë e Qendrës Rajonale të Institutit Europian të Teknologjisë

21:28 / February 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balluku 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sektori minerar po merr gjithmonë e më shumë vëmendje, jo vetëm nga Qeveria Shqiptare, por edhe nga Bashkimi Europian. Me mbështetjen e këtij të fundit, në Elbasan do të ngrihet Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Europian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para.

Angazhimi i specialistëve të sektorit pranë kësaj Qendre mbeten një nga elementët më të rëndësishëm. Përmes me thirrjeje të publikuar në rrjetet sociale, Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku fton ekspertët e fushës që të aplikojnë. “Të gjithë ekspertët, të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e Qendrës Rajonale të Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para, mund të paraqesin aplikimet e tyre deri në datën 26 shkurt” shkruan Balluku.

Sipas njoftimit të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë kërkohen në total 7 ekspertë të profileve të ndryshme. 2 ekspertë të sektorit të lëndëve të para minerare, 1 ekspert nga Universiteti/Akademia, 1 ekspert në përpunim dhe procesimin e lëndëve të para minerale, 1 ekspert në inovacion dhe sipërmarrje, 1 ekspert nga industria/biznesi dhe 1 ekspert në përgatitje dhe Menaxhim projektesh.

Kandidatë e interesuar duhet të depozitojnë aplikimet e tyre përmes adresës postare ose në zyrën e Arkiv-Protokollit pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Aplikimet janë të hapura nga data 12 deri më 26 shkurt.

Hapja e Qendrës Rajonale të Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para u njoftua nga Zv.Kryemistrja Balluku në tetor të vitit 2023. “Kjo qendër, e cila do të ngrihet në qytetin e Elbasanit, është një hap i rëndësishëm drejt kthimit të vëmendjes në sektorin minerar, si një potencial i madh për ekonominë. Nëntoka e Shqipërisë ofron pasuri të shumta, e në këtë kontekst, Qeveria Shqiptare ka rikthyer vëmendjen ndaj këtij sektori për të bërë të mundur rivitalizimin e tij”, deklaronte Balluku.

426886949 390709080211528 3010512971420878512 n

balluku minerar sektori
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.