Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Sekuestrohen 27 kg kanabis në Vlorë, dy të arrestuarit po e transportonin drejt Tiranës

09:58 / June 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kanabis bagazh
foto arkiv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Vlorës bën të ditur se ka sekuestruar një sasi prej 27 kg kanabis në bagazhin e një makine teksa ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit dhe shoqëruesen e tij.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se ata do ta transportonin drejt Tiranës, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj.

NJOFTIMI I PLOTE

Goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 27 kg cannabis sativa, vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës intensive për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë parandaluar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale u bë e mundur që në një nga rrugicat e qytetit të Vlorës të lokalizohej automjeti i dyshuar se mund të transportonte lëndë narkotike dhe falë ndërhyrjes në kohë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• E. J., 38 vjeç, banues në Tiranë dhe F. D., 32 vjeçe, banuese në Belsh, Elbasan.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Voslkëagen” me drejtues shtetasin E. J. dhe pasagjere shtetasen F. D., Policia gjeti në bagazh dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 27 kg lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën këta shtetas do ta transportonin drejt Tiranës, me qëllim shitjen dhe shpërndarjen e saj.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë së Vlorës, në ngarkim të shtetasve E. J. Dhe F. D., për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falsifikonin dokumente europiane për t’i shitur, pranga dy të rinjve në Tiranë! Sekuestrohen shuma parash

12:02 / November 11, 2026

Rinas/ Kontrolle në kufi, arrestohen dy persona në kërkim

11:05 / November 11, 2026

Aksident në aksin drejt Tunelit të Krrabës, plagosen nënë e bir

10:30 / November 11, 2026

Ekzekutohet shqiptari 39-vjeçar në Spanjë, u qëllua për vdekje në tarracën e lokalit

20:01 / November 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.