Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sekuestrohen ora të markave të shtrenjta dhe disa bizhuteri floriri, arrestohen tre persona në Durrës

10:11 / April 2, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0761
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadër të operacionit “Aksesorët”, Eduart Selimi, drejtuesi i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë;
Mateos Rama, pasagjer në këtë automjet;
Behar Rexha, pronari i këtij automjeti.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme nga shërbimet e Policisë Kufitare, goditet një rast i tentativës për të futur në Shqipëri, sende me vlerë të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaritë kriminale.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksesorët”.

Sekuestrohen 18 ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 25 monedha të prerjes 2 euro, 1 bllokues valësh, 6 celularë dhe 1 automjet.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (drejtuesi i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë dhe pasagjeri i këtij automjeti).

Vihet në pranga edhe pronari i këtij automjeti, shtetas me precedent të theksuar kriminal, pasi dyshohet si bashkëpunëtor i 2 shtetasve të arrestuar.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin furgon tip “Benz” me drejtues shtetasin dhe pasagjer shtetasin

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në këtë automjet dhe kontrollit fizik ndaj shtetasit M. R., shërbimet e Policisë gjetën 18 ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri të ndryshme floriri dhe argjendi, 1 bllokues valësh, 25 monedha të prerjes 2 euro dhe 6 celularë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

40 vjeç, banues në Tiranë, drejtuesi i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë dhe 31 vjeç, banues në Tiranë, pasagjer në këtë automjet.

Në vijim të veprimeve procedurale u vu në pranga edhe shtetasi 35 vjeç, banues në Tiranë, pronari i automjetit ku u gjetën sendet me vlerë, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e tjerë, për të futur në Shqipëri, sendet më vlerë që dyshohet se janë siguruar nga veprimtari kriminale.

Sendet me vlerë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin ku u gjetën dhe 3 pasaporta.

Vijojnë hetimet në bashkëpunim me Njësinë Antiskifter dhe homologët në vendet e BE-së, për përcaktimin e origjinës së sendeve me vlerë dhe për dokumentimin e veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“ dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose  veprimtaria kriminale”, të kryera në bashkëpunim.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

19:09 / October 31, 2026

Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe/ Gjermani i hedh benzinë makinës së 27-vjeçarit, plagos me thikë dy efektivë policie gjatë arrestimit

19:05 / October 31, 2026

Tensionet në protestën përpara Kryeministrisë, policia nis shoqërimet

17:37 / October 31, 2026

SHBA-të do të dëbojnë afganët drejt Pakistanit

16:57 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.