Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sekuestrohen qindra pako kontrabandë në vlerën e 150 mijë eurove

15:12 / September 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Pako 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një subjekt i paregjistruar, në kryeqytet, ku magazinoheshin mallra të kontrabanduara në sasi të mëdha, me vlerë 150 000 euro u zbulua nga organet tatimore.

Si rezultat i këtij operacioni është vënë në pranga njështetas që tregtonte me pakicë këto mallra, administratori dhe magazinieri i subjektit në fjalë.

Sipas uniformave blu, “gjatë kontrollit u sekuestruan 305 pako, 145 koli dhe 13 thasë me mallra dhe produkte të ndryshme.”

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga strukturat e DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Best cargo”

Zbulohet një subjekt i paregjistruar në organet tatimore në të cilin magazinoheshin mallra të kontrabanduara në sasi të mëdha, me vlerë 150 000 euro.

Vihen në pranga administratori dhe magazinieri i këtij subjekti.

Vihet në pranga edhe një shtetas tjetër që tregtonte me pakicë këto mallra.

Sekuestrohen 305 pako, 145 koli dhe 13 thasë me mallra dhe produkte të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe të Kërkimit, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Best cargo”.

Si rezultat u bë arrestimi i shtetasve L. K., 31 vjeç, G. P., 41 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në një subjekt (magazinë) të paregjistruar në organet tatimore, me administrator shtetasin G. P. dhe magazinier shtetasin L. K., gjetën dhe sekuestruan mallra dhe produkte të ndryshme. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi E. D. furnizonte dyqanin e tij, me këto mallra, për t’i tregtuar ato me pakicë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 305 pako, 145 koli dhe 13 thasë me mallra dhe produkte të ndryshme, me vlerë rreth 150 000 euro.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

 Zjarri në Gjykatën e lartë,ndryshime në zhvillimin e seancave gjyqësore, palët do të informohen

14:59 / October 20, 2026

Ilir Meta përgëzon nga burgu pedagogët: Demonstrim i shkëlqyer

14:48 / October 20, 2026

Dhuna në protesta “tremb” turistët/ Hila: Kemi një ngrirje totale të gjithë rezervimeve

14:26 / October 20, 2026

SPAK, me njoftim zyrtar për Belinda Ballukun

14:07 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.