Një pasuri me vlerë 200.000 euro është vendosur nën sekuestro Preventive në Pogradec.Sipas njoftimit zyrtar, pasuria dyshohet se rrjedh nga veprimtaria kriminale e falsifikimit të dokumenteve, e kryer nga 2 shtetas.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për pasurinë e shtetasve me inicialet A. L., 47 vjeç dhe B. A., 46 vjeç, të dy banues në Pogradec.
Këta 2 shtetas akuzohen se në bashkëpunim, dyshohet se nëpërmjet një kontrate të falsifikuar, kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër, në lagjen nr. 3, Pogradec, banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro.
